Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka replikuar në Kuvend me ish-kryeministrin Sali Berisha pas akuzave të këtij të fundit drejt qeverisë.
Ministrja Spiropali ka sjellë në vëmendje ngjarjet për të cilat akuzohet Berisha si përgjegjës, që nga tragjedia e Gërdecit, tek çështja e ÇEZ-it e Kompleksi Partizani.
Sipas ministers, Berisha e luan mirë rolin e viktimës përsa kohë që Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) nuk i dëgjon ulërimat e të vjedhurve dhe viktimave të ish-kryeministrit.
Spiropali: Sali, ti nuk ke faj që flet për prokurorë, për vrasje, grabitje, përderisa SPAK të sheh jo vetëm gjallë, por edhe me armën ngrehur. Ndryshe nuk ka si shpjegohet fakti që ende nuk je thirrur të japësh llogari. Korrupsioni yt ulëret nga boronicat e Gërdecit, tek Nduja i ÇEZ-it, tek kompleksi Partizani i dhëndrit. Siç duket, bën mirë që e bën rolin e viktimës, nga Parisi drejt Ëashingtonit, derisa SPAK-u nuk i dëgjon ulërimat e të vjedhurva dhe të vrarëve prej teje. Pa folur për ata që u vranë poshtë dritares tënde, ulërimat e tyre janar më janar dhe drejtësia e familjarëve të tyre nuk mbërrin deri në dritaret e SPAK-ut. Dua ta them këtu me keqardhje, sepse është kjo shumicë që e ka mbështetur fuqimisht reformën në drejtësi, atëherë kur ju dilnit në rrugë, atëherë kur godisnit me molotov sepse reforma në drejtësi kërkonte vota në Kuvend. Kur ligjet e posaçme të saj duhet t’i kalonit, ju britnit dhe godisnit jashtë këtyre institucioneve për t’i bërë presion politikës dhe drejtësisë për të thënë pa ne kjo punë nuk bëhet, pa ne nuk ka për të ndryshuar. Ja do ta shohim, bën mirë që e përqesh SPAK-un dhe e quan SKAP përderisa nuk të ka kapur ende dhe nuk të ka vënë në të vetmen karrige ku duhet të jesh për të dhënë llogari për korrupsion madhor, minim të demokracisë dhe korrupsion të atij niveli me pasojë edhe vrasje njerëzish. Ti thua po ashtu se Edi Rama po i bën presion SPAK-ut se ka frikë nga ty. Ku ka rival më të mirë se ty. Edi Rama nuk mund të gjente sot një rival më të damkosur se ty. Po të ishte për Edi Ramën dhe PS-në, kandidatura jote është më e mirë se asgjëja, dhe po të ishte për garë politike, bujrum ku ta gjejmë që të dalësh këtu dhe të kundërmosh siç ke bërë në 31 vite pa asnjë fre, etikë dhe për të vërtetën. Duam t’ia heqim këtë erë politikës shqiptare. Fëmijët dhe të rinjtë, ata që kanë emigruar, duan më në fund të çlirohen nga kjo ulërimë, gënjeshtër, nga ky mashtrim që e sheh politikën si një armë për të asgjësuar kundërshtarin. Këtë duam të bëjmë ne dhe këtë do bëjmë ne. Më erdhi keq që një deputete e re foli me të njëjtën gjuhë si ju. Ndërkohë vrasjen që i shkaktojnë vetë. Për këto nuk përgjigjen, nuk u thonë kurrë më fal familjarëve. Përsa kohë nuk kanë ndërgjegjen për të thënë më fal, atëherë organet e drejtësisë le të na thonë a është ky plaku qelibar që hiqet, apo është ai që e njohin SHBA dhe shqiptarët. Të na thonë, dhe po erdhi puna, ububu le t’i kërkojmë falje këtij plaku qelibarë. Le të na ndriçojë drejtësia në këtë pikë. Nuk kemi nevojë për këto akuza këtu. Drejtësi le të bëhet.