Zbardhen detaje nga debati në Kuvend mes deputetit të PD-së, Edmond Spaho dhe kolegut të tij, Gazment Bardhi.
Replika mes tyre në sallë është shoqëruar me tonë të forta.
Gazetari Osman Stafa raporton për BalkanWeb se gjithçka duket se ka nisur pas një deklarate që bëri mbrëmë në emisionin ‘Open’ në ‘News24’ deputeti Bardhi, ku teksa foli për vilën 760 mijë euro i përkiste një deputeti opozitar, që ka qenë ministër, ku disa media aluduan se mund të ishte Spaho.
DEKLARATA E BARDHIT DJE NE OPEN
Vila e pajustifikuar?
Bardhi: Unë kam shtruar një pyetje, jo akuzë, ju nxis të verifikoni shitblerjen për të verifikuar se për kë politikan bëhet fjalë. Ndryshe nga një pjesë brenda PD, unë nuk e kam betejën brenda PD. Organet po i nxis të hyjnë dhe të hetojnë të mbledhin fakte. Unë s’kam përgjegjësi ëpr të bërë luftë brenda paritsë. Ka qenë ministër…
Loja luhet mes Flamur Nokës, Sheut , Spahos dhe Bujar Leskaj, u ngushtua loja?
Bardhi: Është një qëndrim për të treguar njerëzit që janë peng i Regjimit të Ramës dhe që bërtasin jeni peng vetëm se ne mendojmë se Berisha nuk është e ardhmja e PD. E kam thënë se nëse duan të bëjnë diskutim se kush është i shitur te Edi Rama jam i gatshëm ta bëjë këtë diskutim drejtpërdrejt. Unë skam as HEC-e, nuk kam lekë për të fshehur nuk bëj biznes të Rama. Detyra ime është të denoncoj .
Nëse nuk është shantazh thuaj emrin?
Bardhi: Nuk është shantazh. Ai dhe pjesa dërrmuese që janë si ai janë peng te Rama sepse kane biznese me Ramën, kanë marrë HEC-e , kanë fshehur para, marrin tendera me kompani të miqve të tyre tek qeveria e Edi Ramës. Me çfarë më ka blerë mua Rama?
Kjo nuk është personale?
Bardhi: Kjo është patjetër personale.
Sulo: Është në dëm tuajin kjo që ju flisni dhe nuk thoni emrin.
Bardhi: S’ka rëndësi. Unë nuk tallem. Nuk është shantazh. S’bëj shatanzh. Kam një parim, që nëse duam të ndihmojmë demokratët për të kuptuar se kush është i shitur, janë i gatshëm që ta bëjë këtë bisedë edhe përballë kolegëve të mi.
Vasili: E ke bërë.. Pse e bërë?
Bardhi: Se kam bërë. Ajo që kam bërë është se kushdo që lëshon gojën me shpifje ndaj secilit që mendon ndryshe nga Berisha, do kuptoj të se peng janë të tjerë. Kësaj ftese timen publike, t’i përgjigjet pjesa tjetër. Po ftoj secilin prej kolegëve. Dëgjoj kolegë që thonë; Enkelejd Alibeaj është peng i Edi Ramës. Se kush është peng i Edi Ramës, nëse duam të bëjmë një diskutim, eja mblidhemi në grupin parlamentar dhe jam i gatshëm, jo vetëm për Vilën, por për Hec-in, për traun, që t’i shoh kolegët me sy, para kamerave. Dua të them diçka, të jem i sinqertë me secilin. Kolegët që po luftonte për bashkimin e PD, që i kanë qëndruar besnik dhe me kosto personale. S’kanë asnjë shkak dhe arsye për të qenë të shtypur.