Marash Kumbulla titullar. Ky ka qenë vendimi i marrë nga trajneri i Romës, Jose Mourinho përpara ndeshjes me Bolognan në shtëpi, e programuar të luhet në orën 20.45.
Trajneri portugez ka zgjedhur të luajë në sulm me Zaniolon. Roma kërkon fitoren si e vetmja mënyrë për të besuar te Europa. Bologna është pa pretendime, pasi ka siguruar me kohë qëndrimin në elitë. 90 minutëshi do të gjykohet nga Fabri.
Roma
Rui Patricio; Mancini, Ibanez, Kumbulla; Maitland-Niles, Carles Perez, Cristante, Veretout, El Shaarawy; Zaniolo, Afena-Gyan.