Gjykata ka lënë në burg efektivin e FNSH, Lytfi Gjylin, i cili plagosi Myrtaz Likën në zonën e Kombinatit.

Gazetarja e Panorama, Nikoleta Kovaçi raporton se në gjykata efektivi deklaroi se arma i është shkrepur pa dashje.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 20.30 minuta te 24 majit, në rrugën “Llazi Miho”, në ambientet e jashtme të një bar-kafe.

Efektivi i policisë u arrestuar menje here pas ngjarjes, ndërsa iu sekuestrua dhe arma e zjarrit me te cilën qëlloi qytetarin. Burimet thanë se nga kryerja e testit të alkoolit ka rezultuar se autori ka qenë i dehur në masën 1.045 mg/l.
Nderkohe i plagosuri u dërgua në spitalin e Traumës, pasi kishte marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.