Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe. Me anë të një postimi në Twitter Rama shkruan se Lartësia e tij, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan ishte frymëzim për paqen dhe humanizmin.

“I pikëlluar thellë për vdekjen e Lartësisë së Tij Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan. Lartësia e tij ishte burim frymëzimi për paqen dhe humanizmin. Shpirti i tij pushoftë në paqe“- shkruan Rama.

Rama gjithashtu ka uruar edhe pasardhësin e tij si Presidentin e rradhës të Emirateve të Bashkuara Arabe, Princin e kurorës, Sheikh Mohammed bin Zayed, me të cilin Rama ka edhe njohje personale prej vitesh.

“Urime Sheikh Mohammed bin Zayed si President i ri i Emirateve të Bashkuara Arabe. Jam i privilegjuar që e njoh Lartësinë e Tij prej disa vitesh dhe e vlerësoj thellësisht vizionin, udhëheqjen dhe mirësinë e tij unike. Zoti qoftë me të dhe me vendin e tij.”- ka shkruar Rama.

Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan ndërroi jetë ditën e djeshme, 13 Maj në moshën 73-vjeçare.