Napoli pritet të ndryshoj jo pak në sezonin e ri pasi drejtuesit e klubit janë duke përgatitur një revolucion, jo total, por ndryshime të ndjeshme. Çështja më e rëndësishme që duhet ti japin zgjidhje të shpejtë është ajo e Osimhen, një lojtar për të cilin pretendojnë afro 100 milionë euro, shitja ose jo e tij pritet të ketë një efekt domino të madh.
Gazetari i njohur italian, Alfredo Pedulla, vjen me një lajm ekskluziv në lidhje me Osimhem por mbi të gjitha me zëvendësuesin e tij. Nigeriani pëlqehet shumë në Premeir League, ka interesim konkret nga të paktën tre klube, Man.United, Arsenal dhe Newcastle. Me shumën e përfituar nga shitja e Osmihem, Napoli mund ti lejojë vetes të afrojë të paktën dy sulmues.
Gjithnjë sipas Pedulla, Armando Broja është emri i parë në listën e dëshirave. Sulmuesi pritet të rikthehet te Chelsea pasi i përfundon huazimi te Southampton. Në listë është edhe Scamacca, por për sulmuesin e Sassuolo, Inter është në avantazh pasi kanë nisur prej kohësh negociatat.
Emri i dytë pas Brojës është Marko Arnautovic, një sulmues që pëlqehet shumë nga Spalletti. Arnautovic ka dhe dy vite kontratë me Bologna por e ardhmja e tij është e lidhur ngushtë me largimin apo jo të trajnerit Mihajlovic.