Është gjetur një grua e vdekur në Shkodër.
Gazetari Senad Nikshiqi raporton për “BalkanWeb” se gruaja është gjetur e pajetë në një livadh në zonën e “By Pass-it” në Shkodër, në vendin ku qëndron komuniteti rom.
Sipas Policisë, në trupin e vajzës janë konstatuar shenja dhune dhe mendohet se ajo ka disa ditë që ka ndërruar jetë. Autoritetet ndërkohë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po përpiqen të zbardhin më shumë detaje rreth dinamikës së saj.