Kur kanë kaluar thuajse një muaj nga masakra e Buchas, një tjetër varr masiv zbulohet në Kiev.

Sipas këshilltarit të Presidentit Zelensky, Mykhailo Podolyank, viktimat janë civilë, ndërsa sipas tij kanë shenja të dukshme torture në trup.

Disa prej tyre ishin me thonjtë të shkulur nga vendi dhe duar të lidhura.

“Sa nga këto krime ka tani në territoret e pushtuara? Rusia ka zgjedhur rrugën e terrorit popullsinë civile,” shton Podolyak.

Vlen të përmendet që në masakrën e Buches u gjendën trupat e pajetë e 400 civilëve, ndërsa gjerësisht ajo u perceptua nga Perëndimi dhe organet ndërkombëtare si gjenocid. Për këtë rast, ka nisur edhe një hetim, ndërsa nuk dihet se në cilën pikë janë.