Edvin Kulluri ka reaguar për herë të parë pasi emri i tij nuk ishte fitues në zgjedhjet për Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Gjatë një postimi në rrjetet sociale, Kulluri shkruan me ironi se “Këshilli Kombëtarë i dalë dje nga Kuvendi e përmbushi parimin e konservatorizmi që mbështet vlerat e familjes”, duke marrë shembull që vetëm 2 familje kanë rreth 13 anëtarë të Këshillit Kombëtar.

Reagimi nga Edvin Kulluri:

Meqenese konservatorizmi mbeshtetet forte tek vlerat e familjes, Keshilli Kombetar i dale dje nga Kuvendi e permbushi plotesisht kete parim! Vetem nga 2 familje ka rreth 13 anetare te Keshillit Kombetar! Urime dhe perpara drejt fitores kunder rregjimit te Edi Rames!