14 shqiptarë të tjerë janë nxjerrë nga kampi i ISIS në Siri. Mees të shpëtuarve janë 9 fëmijë dhe 4 gra. 13 shtetasit shqiptarë u janë dorëzuar autoriteteve shqiptare. Lajmin e mirë e ka bërë zyrtari Abdulkarim Omar përmes një postimi në Twitter.
“Ditën e 27 Maj 2022, 13 shtetas shqiptarë (4 gra dhe 9 fëmijë) të familjeve të organizatës ISIS i janë dorëzuar një delegacioni zyrtar të qeverisë shqiptare, pas nënshkrimit të dokumentit zyrtar të dorëzimit ndërmjet AANES dhe Republikës së Shqipërisë”, ka shkruar një zyrtar i lartë sirian Dr. Abdulkarim Omar.