Ndërhyrja krirurgjikale e kryer në Turqi nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani duke se ka ndarë në dysh opinionin dhe mediat në Prishtinë. Një lajm në formë “scoop-i” nga gazeta e madhe turke Hurryiet është rimarë me komente të ndryshme nga pothuasje të gjitha mediat shqupfolëse. Në qendër të tij është fakti se znj Osmani ka kryer një operacion në Antalja i cili ka pasur si qëllim përmirsimin e pamjes së saj estetike dhe rrëzimin e kileve të tepërta.
“Hurriyet”, informacionin për operimin e presidentes Osmani, e shoqëroi me titullin: “Presidentja e Kosovës iu nënshtrua operacionit në stomak: Kilogramët e tepërt i la në Antalia”. Ngjashëm veproi media “Vatan”, e cila artikullin e titullo: “Presidentja Vjosa Osmani shpëtoi nga pesha e tepërt në Turqi” . Në mediat e këtij vendi u panë edhe shumë foto krahsauese të Vjosa Osmanit me format që dukej para operacionit dhe ashtu siçështë pamja e saj sot.
Sipas gazetarit të Hurryiet, Salim Uzun, presidentja iu nënshtrua operaiconit në fjalë rreth një vit më parë.
Sipas të njëjtit burim ky operim është realizuar nga doktori i njohur Ayhan Mesci, i cili punon edhe si profesor në Universitetin “Akdeniz”. Mesci është një specialist elitar në këtë fushë, i cili shquhet për profesionalizëm të lartë.
Ky lloj operimi quhet “Tüp”. Fjala ‘tüp’ përkthyer në shqip, do të thotë tub ose gyp. Operimi “Tüp” quhet kësisoj, sepse lukthi pas këtij operimi mbetet në formë të tubit ose të gypit.
Në operacione si këto, që në gjuhën e përditshme qunë zvogëlim i stomakut ose tub, njeriu humbet 80 % të organit të tretjes dhe detyrohet të konsumojë shumë më pak ushqim.
Por shpejt kjo çështje në dukje personale dhe shëndetësore është shndërruar në një debat politik. Në epiqendër të tij janë vënë raportimi i mediave turke se para dhe pas ndërhyrjes dhe çmimit të saj të kripur , Vjosa Osmani ka qëndruar para dhe pas operacionit në një hotel me 5 yje. Një problem tjetër ka qenë edhe ai i transparencës: a duhet të jetë në dejni publiku të kartelës shëndetësore të udhëheqësve të vendit? Rolin e kritikut e ka luajtur edhe gazetari Berat Buzhala. në një status të tij të rimarë gjërësisht nga mediat opozitare ai shkruante:
“Si cdo kund ne bote, ne vende te lira dhe demokratike, publiku duhet te informohet kur Presidenti futet ne operacion. Dhe shume pyetje te tjera qe presin pergjigje. Obesiteti eshte semundje qe duhet me u sheru, prandaj shume mire qe Presidentja e ka trajtu kete problem. Vetem se duhet me tregu. Nese nuk gaboj Thaci u pat bo operacion ne Prishtine edhe pat tregu”, shkroi Buzhala.
Por një qëndrim krejt të ndryshëm ka shprehur në llogarinë e vet në Facebook gazetari që punon për shtypin zvicerian Enver Robelli: “…në një vend normal njerëzit normalë e mbrojnë dinjitetin e postit të presidentes. Sepse në atë post ajo i përfaqëson të gjithë. Sepse është zgjedhur në mënyrën më demokratike të mundshme. Madje si asnjë president para saj. Ka pasur të tillë që e kanë blerë postin me favore parapolitike.
Ka pasur të tillë që kurrë nuk është dashur as të hyjnë në oborrin e zyrës së presidentit, por janë bërë president falë aritmetikave të grupeve kriminale dhe të korruptuara. Në vend të mbrojtjes së postit të presidentes përtypen ndyrësitë e mediave turke, të cilat nuk guxojnë të shkruajnë një fjalë kritike kur drejtësia e dirigjuar turke dënon me burg të përjetshëm personalitete të spikatura të shoqërisë civile si Osman Kavalla.
Këto media turke nuk guxojnë të shkruajnë një rresht mbi gjendjen shëndetësore të sundimtarit në Ankara. Sepse i pret burgu. Por për presidenten e Kosovës mund të llomotisin. Dhe liria turke e llomotitjes shitet pastaj në Kosovë si liri e shprehjes. Ka pasur presidentë të tjerë kosovarë që kanë vajtur në shtete perëndimore për t’iu nënshtruar ekzaminimeve mjekësore. S’kanë treguar. Dhe kjo nuk është bërë temë as e madhe, as e vogël nga ata që sot kërkojnë aq shumë transparencë bazuar në raportimet e rubrikave rozë të mediave turke” ka shkruar ai.
Kështu papritmas ndryshimi i dukshëm i lookut të presidentes Osmani ka marrë trajtat e një beteje publike që i ka ndarë mbështetësit dhe kritikët e saj në dy kampe njësoje si për veprimet e saj politike.