Deputeti socialist, Erion Braçe ka reaguar për djegien e raundit të tretë për zgjedhjen e presidentit duke thënë se opozita i dha fund përgjegjësisë së saj, por Shqipërisë i duhet një president që e pranon shoqëria dhe PD e Berishës apo Alibeajt.

“Na duhet një president që ta pranojë Shqipëria, ta pranojë PD e Berishës, e Alibeajt, e Bashës, e Fatmir Mediut. Opozita i dha fund sot përgjegjësisë së saj, tre raunde ishin të sajat për të zgjedhur presidentin sa kohë duheshin më shumë vota, 84. Ne nuk i kishim. Tani përgjegjësia është e gjitha tek ne, sa kohë është tek ne duhet të bëjmë të gjithë përpjekjen të zgjedhim presidentin që do Shqipëria, që e pranon shoqëria dhe natyrisht do të jetë thelbi i unitetit të kombit”, tha Braçe.