Kreu i grupit Parlamentar, Taulant Balla u shpreh se ka ardhur momenti i përmbylljes së procesit të zgjedhjes së Presidentit. Edhe pse opozita i ka djegur 3 mundësit për të propozuar emra, Balla shtoi se mazhoranca është e gatshme që të bisedojë me çdo deputete të grupeve parlamentare.

Balla vijoj se në raundin e 4 do të këtë një emër presidenti, që ka nisur nga një proces i gjatë, si dhe ka shtuar se janë identifikuar disa emra që i afrohen përmbushjes së kushteve.

“Siç u angazhuam me besimin se opozita do merrte përgjegjësin për kandidatura. Është një përgjegjësi. Nga ky moment ne nuk do ta lemë vendin pa president dhe nuk do propozojmë. Ne do të dialogojmë me çdokënd që do të ndaj përgjegjësin për zgjedhjen e presidentit. Në këto dy raunde është mekanizmi që askush nuk mund të marri peng procesin dhe zgjedhjen e presidentit.” tha Taulant Balla.