Opozita paralajmëron se do të bojkotojë procesin për zgjedhjen e presidentit të ri! Në mbledhjen e grupi t PD-së, që po zhvillohet në selinë blu, kreu i grupi, Enkelejd Alibeaj, deputetët Jorida Tabaku e Gazment Bardhi kanë kërkuar që opozita të mos marrë pjesë në raundet e mbetura për presidentin, pasi sipas tyre Edi Rama e tregoi që nuk i respekton marrëveshjen dhe se në fund do të zgjedhë presidentin që ata e kanë vendosur që në krye të herë.

‘Sugjeroj që s’ka asnjë arsye të marrim pjesë. Ata thyen marrëveshjen.’- tha Alibeaj.

“Duhet t’i japim fund pjesëmarrjes në procesin e zgjedhjes presidentit”, tha Tabaku.

“Unë mendoj që grupi duhet të dal me një deklaratë ku të sqarojë këtë pozicion dhe ne nuk duhet të vazhdojmë më me këtë pasi maska e fasadës së Edi Ramës ka rënë”, mësohet të ketë thënë Bardhi.

Të pranishëm në këtë mbledhje janë në total 20 deputet, teksa Sali berisha po mban një tjetër mbledhje paralele me Komisionin e Rithemelimit. Pak para mbledhjes, Berisha sulmoi Alibeajn, duke thënë se ai nuk ka asnjë tagër në PD.

“Përveç autoritetit që i jep Edi Rama Alibeajt nuk ka asnjë autoritet dhe tagër nga PD e Shqipërisë”, tha Berisha.

Sa i përket negociatave për zgjedhjen e presidentit të ri, është djegur raundi i parë dhe i dytë pasi palët nuk arrijnë në konsensus. Kur opozitës i ka mbetur edhe një raund si mundësi për të propozuar një kandidat për kreun e shtetit, Enkelejd Alibeaj u shfaq sërish mosbesues duke akuzuar socialistët se duan ta zgjedhin vetë. Megjithatë, socialisti Taulant Balla e sfidoi sërish duke i kërkuar emër për presidentin. Fatmir Mediu insistoi që opozita të mos çojë dëm mundësinë e fundit, por të dalë me vetëm një kandidat të përbashkët, pa patur nevojë për mbështetjen e socialistëve. Raundi i tretë do të mbahet të hënën më 30 maj.