Bllokada e vendosur nga Rusia në Detin e Zi po shtyn popullata të tëra drejt urisë. Ky është paralajmërimi që bëjnë ministrat e Jashtëm të G7-s. Sipas tyre, miliona njerëz do të “ngordhin urie” nëse Rusia nuk lejon eksportin e grurit ukrainas nga portet e bllokuar.
Vendet anëtarë thanë në një deklaratë të përbashkët:
Lufta, agresioni i paprovokuar dhe i paramenduar e Rusisë ka përkeqësuar perspektivën ekonomike globale me rritjen e ndjeshme të çmimeve të ushqimit, karburantit dhe energjisë.
“E kombinuar me bllokimin e rrugëve të daljes nga Rusia për grurin e Ukrainës, bo tatani po përballet me një gjendje në përkeqësim të pasigurisë ushqimore dhe kequshqyerjes… Kjo ndodh në një kohë kur 43 milionë njerëz janë tashmë një hap larg urisë.”
Ukraina është një nga prodhuesit kryesorë në botë të grurit dhe misrit, dhe shumë vende, veçanërisht në Afrikën veriore, janë të varura për furnizimin e tyre bazë ushqimor nga gruri i saj me kosto të ulët. Më herët gjatë muajit, drejtori i programit të ushqimit të OKB-së, Martin Frick tha se rreth 4.5 milionë tonë drithë në kontejnerë në portet e Ukrainës thjesht po rrinin të bllokuar.