U duk se gjithçka ishte stabilizuar dhe më e keqja kishte kaluar mbrëmë.
Gjithsesi, nuk duket kështu, pasi pas incidenteve të djeshme, të tilla ka patur edhe sot.
Sipas raportimit për BalkanWeb të gazetarit Igli Çelmeta, 2 tifozë te Feynoord kanë tentuar të kalojnë kordonin e policisë për të kaluar drejt stadiumit, dhe për t’u konfrontuar me tifozë të Romës.
Por kjo gjë është ndalur në kohë nga policia, duke bërë të mundur kështu qetësimin e situatës.