Moti i kthjellët do të përfshijë të gjithë vendin gjatë orëve të para të ditës.
Sipas Meteoalb, mesdita dhe pasditja do të sjellin shtim gradual të vranësirave në të gjithë vendin, ku në zonat veriore priten dhe momente të pakta me reshje të izoluara shiu.
Ndërsa orët e mbrëmjes do të ketë përmirësim të motit. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 8°C deri në 29°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim 2 ballë.
Pjesa më e madhe rajonit të Ballkanit do të dominohet nga vranësirat e shumta dhe rebeshe atafshkurtra gjatë orëve të pasdites. Po ashtu me vranësira dhe shira do të paraqitet pjesërisht qendra e kontinentit, Britania e Madhe dhe Lindja e kontinentit. Ndërsa Europa Jugperëndimore dhe vendet Nordike do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave.