Gjatë fjalës së tij në seancën për Marrëveshjen e Parkut Kombëtar të Butrintit Rama ka sjellë në kujtesë Stadiumin ‘Air Albania”, një projekt për të cilin opozita ishte kundër zhvillimit të tij.
“Tani eja të shihni një finale Europiane në stadiumin që e futët në listën e zezë dhe Kombëtaren e degdisët në emigracion. Ju takonte të mos shkonit fare, po nuk keni sedër ju. Eja shihni ndeshjen” tha Rama.
Në stadiumin air Albania të mërkurën e kësaj jave do të luhet ndeshja e rëndësishme europiane që deri para ndërtimit të ketij stadium ishte e paimagjinueshme.
“Do të jeni të mirëseardhur edhe kur të luhet Makbethi në teatrin e ri Kombëtar dhe të gjitha aleancat që krijoni ju mbajini me shëndet se nuk i duhen dreqit dhe sa më shumë të rrotulloheni aq më shumë zhyteni.”- shtoi më tej Rama, teksa edhe ‘Teatri’ ishte një project për të cilin opozita gjithashtu ishte kundër.
“T’ju rrojë Flamuri me damkën në lule të ballit se gjë tjetër këtij vendi nuk keni çfarë i jepni dhe çfarë i merrni këtij vendi. Ne do ta votojmë siç është ligjin për Butrintit dhe nuk mund të mbani asgjë peng. këtë deshët dhe këtë”- ironizoi Rama.