Kryeministri Rama po flet në Kuend lidhur me marrëveshjen e Parkut Kombëtar të Butrintit.
Gjatë fjalës së tij Rama deklaroi se ishte pikërisht ai që e shpalli Butrintin si Park Kombëtar gjatë kohës që mbante detyrën e Ministrit të Kulturës.
“Ne kemi akoma në Parlament një Personazh që e quante Bathoren, mrekullinë e 8 të botës dhe për të cilën e ka thënë në sy të të gjithëve që është i vetmi qytet në botë që u ndërtua I gjithi pa leje” tha Rama duke iu referuar Berishës.
Dilni ju e flisni se si Fondi Shqiptaro-amerikan do dalë e do grabisë Butrintin, e vetmja arsye për të dalë e për të folur këtu është për t’I kërkuar ndjesë fondit dhe të gjithë atyre që e kanë themeluar e që kanë kontribuar për kaq vite pa asnjë të ardhur për qëllim fitimi.
Kur flisni ju për Butrintin është sit ë kësh dy, një ta mbash e një ta çash, edhe dy nuk mjaftojnë” tha Rama.