Pas Suedisë, Rusia ka shkelur hapësirën ajrore të Danimarkës.
“Ambasadori rus do të raportojë nesër në ministrinë e jashtme. Një tjetër shkelje ruse e hapësirës ajrore daneze. Kjo është krejtësisht e papranueshme dhe jashtëzakonisht shqetësuese në situatën aktuale”, Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Jeppe Kofod, ka shkruar në Twitter.
Suedia dhe Finlanda pas pushtimit rus të Ukrainës po shqyrtojnë anëtarësimin në NATO. Moska paralajmëroi se një veprim i tillë do të kishte pasoja.