Nga Eduard Zaloshnja
Në Barometrin e përvitshëm që zhvilloj me një kampion përfaqësues përpjestimor nga të gjithë bashkitë e vendit, të anketuarit pyeten edhe se cili është besimi i tyre fetar e se sa shpesh marrin pjesë në shërbesat/ceremonitë fetare. Duke i kryqëzuar këto pyetje me pyetjen se për cilën parti kanë votuar të anketuarit, mund të llogaris përkatësinë dhe intensitetin e besimit fetar të votuesve të secilës nga tre partitë kryesore.
Në 3 tabelat e mëposhtme jepet vetëdeklarimi në Barometrin e fundit të përkatësisë fetare të votuesve të PS-së, PD-së dhe LSI-së, në përqindje dhe numër votuesish (ky i fundit i ekstrapoluar me afërsi nga kampioni përfaqësues i banorëve të rritur të vendit). Këto tabela na tregojnë se PD-ja ka një epërsi të lehtë ndaj PS-së ndër të vetëdeklaruarit si myslimanë sunitë e bektashij, ndërkohë që PS-ja ka ndaj saj një epërsi prej 150 mijë votuesish në përgjithësi.
Për sa i përket intensitetit të besimit fetar, nuk ka diferenca statistikore mes votuesve të të treja partive – rreth 3/5 e tyre nuk marrin ose rrallë marrin pjesë në shërbesat/ceremonitë fetare.
1-Përkatësia fetare e votusve të PS | ||
Pëkatësia fetare | % | Ekstrapolim i përafërt i votuesve |
Sunit (mysliman) | 49.0% | 397,000 |
Ortodoks | 23.3% | 188,000 |
Katolik | 11.7% | 95,000 |
Bektashi | 9.2% | 74,000 |
Tjetër | 1.5% | 12,000 |
Ateist/agnostik | 5.4% | 44,000 |
2-Përkatësia fetare e votusve të PD | ||
Pëkatësia fetare | % | Ekstrapolim i përafërt i votuesve |
Sunit (mysliman) | 62.2% | 411,000 |
Ortodoks | 13.8% | 91,000 |
Bektashi | 12.8% | 84,000 |
Katolik | 8.9% | 59,000 |
Tjetër | 0.3% | 2,000 |
Ateist/agnostik | 1.9% | 13,000 |
3-Përkatësia fetare e votusve të LSI | ||
Pëkatësia fetare | % | Ekstrapolim i përafërt i votuesve |
Sunit (mysliman) | 54.6% | 60,000 |
Ortodoks | 19.3% | 21,000 |
Bektashi | 10.4% | 11,000 |
Katolik | 8.0% | 9,000 |
Ateist/agnostik | 7.7% | 8,000 |