Qendra rajonale e kontrollit teknik të mjeteve në Dibër po i nënshtrohet rehabilitimit të plotë.
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor bën të ditur se po vijon puna për rikonstruksionin dhe shtesën në objektin e DRSHTRR Dibër.
“Si e gjetëm stallën e “shërbimeve të transportit rrugor” të Dibrës! Kontrast i qartë i transformimit falë investimit për rikonstruksionin tërësor”, njoftoi DPSHTRR-ja teksa publikoi foto të kësaj qendre si ishte më parë dhe si po transformohet aktualisht, sipas standardeve më të mira.
“Realizuam një shtesë në objektin e DRSHTRR Dibër, rikualifikuam Qendrën e Kontrollit Teknik, sistemuam oborrin, rrjetin e ri të furnizimit me energji, termo-hidroizoluam, instaluam pajisje të reja e sistem antizjarr, branduam e veshëm hijshëm godinat, mobiluam nga e para, montuam sinjalistikë orientuese, rregulluam, pastruam e ndriçuam”, informoi DPSHTRR.
Sipas DPSHTRR-së, me 100% përmirësim rrënjësor, qendra rajonale e kontrollit teknik të mjeteve në Dibër, do të ofrojë kushte cilësore e komode për qytetarët e punonjësit e saj.