Kryeministri Rama ka reaguar për operacionin ‘Gold Bullet’ që vuri në pranga 18 persona nga bota e krimit.
Me anë të një postimi në Twitter Rama ka përgëzuar SPAK dhe ka shprehur mbështetjen e tij deri në fund.

“Operacioni i sotëm i SPAKUT dhe Policisë së Shtetit është shembulli më kuptimplotë i fuqizimit të organeve ligjzbatuese dhe vendosmërisë së madhe për ta goditur krimin e organizuar me të gjithë forcën e ligjit! Respekt për këtë shembull kaq domethënës. Mbështetje deri në fund!”-shkruan Rama.