Juristi Romeo Kara ka dalë me një paralajmërim të fortë për ish-kryeministrin Sali Berisha pas deklaratës që ai bëri në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Romeo shkruan se faktet ka 6 vjet që i ka çuar në prokurori për Berishën dhe nuk ka aspak frikë të përballet me të. “Po o kercenues po.
Me kercenimin tend do mjekoj majasillin sot. Faktet kam gjashte vjet qe t’i kam çuar ne prokurori, gjykata, media, ambasada etj, prandaj mos u lodh kot te presesh per te ardhmen.
Nuk të kam as frike dhe as respekt, prandaj kusur nuk do te te lë.
Ti duhet dhe do te perballesh me krimet e tua.”, shkruan Romeo Kara.