Këtë herë nuk është thjesht një thashethem, apo një dëshirë, këtë herë po që është e vërtetë: Paul Pogba është vetëm një hap larg rikthimit të tij në Torino. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Pogba ka dhënë pëlqimin e tij për të veshur edhe një herë fanellën bardhezi.

Francezi preferon Juven, projektin e “Zonjës së Vjetër” se sa milionat e PSG, skuadra tjetër që e ndjek prej kohësh dhe është e gatshme ti plotësojë çdo kërkesë ekonomike. Pogba është i gatshëm të pranojë një skonto të madhe në pagën e tij vjetore, është i gatshëm të pranojë 7,5 milionë euro në sezon plus bonuse, që mund ta dërgojnë maksimumi në 10 milionë euro, ndërsa PSG i ofronte 14 milionë euro kesh në sezon.

Pogba pritet të firmos një kontratë 3-vjeçare. Marrëveshja nuk është mbyllur ende pasi ka edhe detaje të tjera për tu zgjidhur, por palët janë realisht shumë pranë. Pogba do të ishte goditja më e madhe në këtë merakto vere, por jo e fundit pasi Juve po projekton një merkato të fuqishme për tu rikthyer sa më shpejt në majë, emra të tjerë në tavolinë janë edhe Angel Di Maria dhe Perisic.