Përveç Baton Haxhiut, të cilin e ka të përhershëm, Sali Berisha ka sulmuar ashpër edhe Preç Zogajn, si lëpirës dhe i paguar nga Rama. Zogaj i është përgjigjur atij, se ia kupton hallin, pasi është në një pozitë të vështirë pas shpalljes non grata nga SHBA. “Unë e kam shumë të qartë se çfarë ndodh, e kam shumë të qartë se cila është pozita e Sali Berishës pas shpalljes së tij non grata, e kam shumë të qartë edhe pse është shpallur ai non grata.
I ka bërë të qarta DASH, e ka bërë të qartë institucionet e SHBA, edhe ai e di. Më mjeran se Sali Berisha në këtë pozitë ku është unë nuk njoh njeri. Unë ka 30 vjet që e njoh Sali Berishën, më shumë. Sa herë kam mbajtur qëndrime si këto që po them, unë kam mbajtur qëndrimet e mia. Do t’i them një gjë atij dhe të tjerëve. Kanë bërë një rezolutë për djegien e mandateve, bojkotimin e zgjedhjeve vendore dhe kam pasur shumë nga ‘berishistët’ që këtë më kanë thënë mua, ‘mjerani Preç Zogaj’, ‘argumente të ndryshkur’, ‘i diskretituar’.
Pse? Se unë kam qenë një nga zërat e vetëm që publikisht kanë qenë kundër qëndrimeve dhe shumë të tjera. Dhe këtu kultura demokratike është që ti të shikosh individin që del kundër, konservatorët këtë princip kanë, që vlerësojnë atë që del kundër turmës.
Kjo është kultura bolshekive. Këtu gjithë problemi është si do ndërtosh marrëdhëniet demokratike me pakicën me mendimin ndryshe, jo me mendimin e servilëve. Megjithatë, unë i them Berishës, jeta vazhdon. E kam gjetur shumë herë në karrierën time përtokë, nja 3-4 herë në këtë udhëtimin tim, ai me avion kryeministër a ku di unë, e kam gjetur në 2-3 raste dhe ia kam zgjatur dorën.
I kam thënë që nuk ia jap më dorën sepse është mosmirënjohës”, thotë Zogaj në reagimin e tij.