Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel do të zhvillojë ditën e nesërme një vizitë në Tiranë, ku do të pritet nga Kryeministri Edi Rama.
Në agjendë parashikohet që zyrtari i lartë europian do të pritet nga kreu i qeverisë Rama në orën 10:15.
Më pas në orën 10:30, do të zhvillohet takimi me dyer të mbyllura i dy delegacioneve.
Ndërsa në orën 11:15 do të zhvillohet konferenca përbashkët për shtyp mes Michel Kryeministrit Rama.
Vizita e zyrtarit të lartë të Bashkimit Europian vjen në një kohë kur po shtohet presioni për integrimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nga vendet e BE, e lidhur sidomos me pushtimin rus në Ukrainë dhe ndikimin që mund të ketë në Ballkan.