Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Talant Balla i ka bërë thirrje opozitës për të mos e humbur raundin e dytë për procesin e zgjedhjes së Presidentit.
Në një dalje të shkurtër për mediat direkt pas deklaratës së Alibeajt, Balla tha se mazhoranca ka rënë dakort për kriteret e paraqitura nga Grupet Parlamentare të opozitës.
Sipas Ballës, socialistët kanë kërkuar vetëm që emrat e propozuar të mbeshteten me 20 firma nga pala opozitare.
“Ne i kemi zhvilluar diskutimet në sytë e publikut. Kemi rënë dakort me kriteret e paraqitura nga Grupi Parlamentar I Partisë Demokratike. Për sa i përket procesit tre gjëra duhet të jenë themelore. E drejta e palëve për të propozuara. Në dy raundet e para mazhoranca nuk do të propozojë Nëse nuk do të binim dakort deri në raundet e 3, 4 atëher Presidentitn do e zgjidhnim ne. Ne kemi thënë se jemi të gatshëm që në këtë fazë të diskutojmë emra duke ruajtur edhe integritetin e procesit. Duhet që kandidati që propozohet nga opozita duhet të mbështetet edhe me firma vetëm nga opozita. Ne jemi të gatshëm që të ulemi të vlerësojmë mundësin e votimit, nëse Grupi Parlamentar i PS do të mbështesi atëher ne e mbështesim.
Kushtetua është mbi çdo lloj marrëveshje dhe nuk e shkel dot askush. Si mund të quhet dikush kandidat nëse ai nuk mbështetet me 20 firma nga opozita? Kohën e kemi që të mos e humbin raundin e 2 Vetëm këtë kemi kërkuar ditën e mërkurë. Nuk duhet të shkojë raundi i dytë dëm Opozita e ka mundësinë që të mos i coj dëm dy raunde,”- tha Balla.