Mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të vendosur për seancën e dytë të posaçme për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Dje u zhvillua raundi i parë, i cili u dogj sepse nuk kishte asnjë kandidaturë për Presidentin e Republikës.

As maxhoranca dhe as opozita nuk iu drejtuan kuvendit me një emër. Sot konferenca e Kryetarëve do të vendosë kur do të mbahet raundi i dytë.

Sipas parashikimeve ligjore, raundi i dytë mbahet jo më shumë se 7 ditë nga raundi i parë dhe data e fundit është e hëna e ardhshme. Është Konferenca e Kryetarëve që vendos datën.