Brenda pak javësh Shqipëria do të ketë presidentin e ri. Ditën e sotme nis zyrtarisht procesi për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Në orën 12:30 do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve. Mes të tjerash gjatë diskutimeve pritet që të përcaktohet data e raundit të parë të votimit për zgjedhjen e presidentit. PS ka propozuar datën 10 maj për raundin e parë, ndërsa PD nuk është shprehur ende.

Palët kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt maxhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në dy raundet e fundit.

Ndonëse në media përfliten shumë, ende nuk ka dalë një emër konkret si kandidat potencial për të drejtuar Presidencën në pesë vitet e ardhshme. Socialistët disa ditë më parë hodhën në zarf tre emra, ndërsa kryeministri Edi Rama ka bërë të qartë se presidenti nuk do të jetë nga grupi parlamentar i PS.