Kryeministri Edi Rama ka refuzuar kategorikisht Sali Berishën dhe dhe grupin e tij “Rithemelimin” në procesi e zgjedhjes së presidentit të ri të vendit.
Kreu i qeverisë u shpreh se “Berishës dhe shputës së tij nuk i merr mendim as për një hu gardhi për ta vendosur në fund të Lumit të Lanës”, duke theksuar se “non grata e madhe është një e keqe e vendit”.
“Goja jonë është e larë, gojë për të larë kanë ata që jashtënxjerrin nga mëngjesi deri në darkë. S’na duhet konsensusi, na duhet në President që të mos na turpërojë kur del në TV apo kur flet për Malin me Gropa. Jemi në kërkim të një Presidenti/je që të plotësojë disa kushte dhe të rrezatojë përtej nesh. Disa figura s’mund të jenë. Nëse ata do sjellin një propozim bindës do e pranojmë menjëherë pa asnjë problem, por s’mund të jetë figurë politike që vjen nga rrugët e qametit. Do zgjedhim Avokatin e Popullit, tw sjellin emrat.
E përjashtoj kategorikisht non gratën e madhe dhe shpurën e tij. PS nuk do njohë për asnjë rast dhe asnjë arsye asnjë vendim apo kërkesë që buron nga ai vendim. S’do kemi asnjë lidhje. Të hidhen përpjetë të zbresin, të rihidhen përpjetëm të zbresin, s’do pranojmë asnjë kërkesë të atij burimi të së keqes më të madhe të vendit tonë, jo për Presidentin por as për rojën, as një hu gardhi për ta vënë në fund të Lanës, si kërkojmë opinion.
Sot shpura që i shkon nga mbrapa, i kthen kurrizin të ardhmes. Non grata është gur në qafën e Shqipërisë”, tha Rama.