Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj theksoi se tashmë, pas dështimit të raundit të tretë, Presidenti që do të zgjidhet me votat e PS, nuk do të jetë Presidenti i shqiptarëve.
Ai tha se Rama u doli nga fjala dhe u humb shansi për një emër konsensual.
“Detyra e secilës nga palët është të marrë pjesë. Këtë bëmë ne morëm pjesë, konsumuam rregullat e lojës. Për të qenë tek presidenti neutral . U bë ajo që bën gjithmonë të tërhiqet. Në këtë proces është e qartë se për shkak të ndryshimeve. Për këdo është e qartë, ajo çfarë Rama ka bërë gjithmonë, e bëri edhe kësaj radhe, humbëm një rast për t’i dhënë shqip një institucion që do të kishte legjitimitetion e palëve. Të qëndronte në mënyrë serioze në lartësinë e detyrës, ishte maxhoranca që nuk mori pjesë. ne ofruam rregulla, kërkuam dakordësi, ecëm me kandidaturat”, tha Alibeaj.