Kreu i Grupit të PS Taulant Balla në një komunikim për media, tha se është vendosur që ditën e nesërme do të jetë prezente edhe media.

Gjatë fjalës së tij, Balla tha se kryeministri Edi Rama nuk ka vendosur asnjë vijë të kuqe dhe se PS është e gatshme për konsensus

“Edi Rama nuk ka vendosur asnjë vijë të kuqe, por ka cituar nenin përkatës të Kushtetutës. Kushtetuta është përmirësuar me një mekanizëm zhbllokues, ky proces e kemi thënë kryhet në tre raundet e para, në raundin e katër kushtetuta i jep të drejtën shumicës. Kryeministri ka thënë që Shqipëria ka nevojë për president të gjithë shqiptarëve. Tani Alibeaj erdhi më në fund kemi rëndë dakordësi për nesër. Ky ishte një takim i hapur, dua që edhe PD të thotë pozicionin e tij. Kemi pasur mundësinë që zoti Mediu, zonja Doda, kanë qenë në takime dhe shpresoj që ne të kalojmë në takime më të gjera dhe të katër grupet parlamentare të jenë të përfshira. Kërkojani Alibeajt nëse ai është dakord që nesër të jenë prezent , për mua s’ka asnjë problem.”, tha ai.