Reperja e njohur Tayna ishte së fundmi e ftuar në “Prive”, në rubrikën “50 pyetje”. Ajo zbuloi shumë të pathëna rreth jetës profesionale e asaj private.
Mes të tjerash, Tayna tregoi dhe arsyen se përse vitin e kaluar nuk ishte aktive si zakonisht në muzikë. Ajo tha se ka pasur probleme personale dhe shëndetësore, por pa zbuluar më shumë detaje.
“Fatmirësisht nuk është se kam pasur ndonjë ngjarje të keqe, kam qenë shumë me fat gjithmonë, por pika më e ulët ishte vitin e kaluar sepse kam pasur probleme personale dhe shëndetësore”, u shpreh reperja.