Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka folur për mediat menjherë pas deklaratës së Berishës për propozimet për sanksionet ruse.
Balla u shpreh se nuk merren parasysh propozimet ë një politikani që e ka mbyllur ciklin e tij politik dhe hedh tollumbëce populiste për të marrë vëmendje.
Në lidhje me mospranimin e turistëve rusë, Balla tha se nëse ky sanksion do të konsiderohet Shqi[ëria do të jetë ndër të parat që do e miratojnë.
Balla: Vlerësimi i presidentit Zelensky ishte i qartë për mbështetjen e Shqipërisë qoftë në Këshillin e Sigurimin qoftë si anëtare e NATO-s. Kashtë mbi tjegulla mund të vendosë gjithkush, por politikanë që e kanë mbyllur ciklin e tyre nuk mund të vijnë me propozime që nuk kanë vlerë. Agresioni rus në Ukrainë e ka bashkuar më shumë se kurrë botën ndaj Rusisë. Në këtë aspekt duhet të merremi me gjëra serioze jo me tollumbace populiste të një politikani që i ka mbaruar koha.
Zelensky kërkoi që të mos pranojmë turistët rusë, çfarë hapash do të ndërmerren?
Nëse do e dëgjoni me kujdes fjalën e Ramës do e kuptoni përgjigjën. Të gjitha hapat janë ndërmarrë, nëse ky sanksion do të konsiderohet, Shqipëria do të jetë në valën e parë të vendeve që vendosin sanksione. Ne nuk komentojmë e nuk i japim vlerë Berishës që ka një axhendë ndryshe nga e gjithë Shqipëria.