Sot, Partia Socialiste mbledh Asamblenë Kombëtare. Në orën 10:00, në ambientet e një kompleksi në kryeqytet, PS do të mbledhë anëtarë, deputetë e ministra. Fokusi i kësaj mbledhjeje do të jetë me qëllim zbatimin e vendimeve të miratuara në Kongresin e 9 prillit.

Në Asamble do të ratifikohen disa nga ndryshimet statutore, e po ashtu tha se do të miratohet ndërprerja e mandatit të kryetarëve aktual të degëve të PS në 61 bashkitë e vendit dhe do të vijohet me procesin e ri. Zgjedhja e presidentit të ri do të jetë një nga çështjet që pritet të diskutohet.

AXHENDA:

Ditën e Shtunë, datë 07.05.2022, ora 10:00, në mjediset e kompleksit “Xibraku” në Tiranë do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë. Rendi i ditës së mbledhjes do të jetë:

-Hapja e punimeve të Asamblesë nga Sekretari i Përgjithshëm z.Damian Gjiknuri.

-Fjala e Kryetarit të Partisë Socialiste z.Edi RAMA.

-Sesioni organizativ

-Prezantimi i ndryshimeve në Librin e Rregullave në zbatim të Statutit të ri të miratuar në Kongresin e datës 9.04.2022.

-Propozime/shtesa në draftet e rregulloreve dhe votimi i tyre.

-Miratimi i agjendës politiko/organizative dhe plan-veprimi i strukturave deri në zgjedhjet vendore 2023.

-Prezantimi dhe miratimi i projektvendimit për kuotizacionin e anëtarësisë së partisë për vitin 2022.

-Vendimi për plotësimin e vendeve vakante në Asamblenë Kombëtare.
-Diskutime të lira

-Mbyllja e punimeve të Asamblesë.