Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar në lidhje me pretendimet e opozitës dhe të PS-së, ku njëra anë akuzon maxhorancën për prishjen e marrëveshjes për
presidentin, ndërsa kjo e fundit e mohon. Sipas Salianjit, gjithçka është një teatër me fund të ditur, ndërsa shtoi se opozita mori kosto të panevojshme.
REAGIMI I SALIANJIT
Siç dukej dhe dihej! Partia Socialiste shfrytezoi nevojën për protagonizëm personal dhe “naivitetin” dhe siç e kishim paralajmëruar kjo farsë vetëm frangmentarizoi më shumë opozitën dhe i dha autokratit alibi sikur kishte proçes dhe se opozita nuk merret vesh mes vetes për një kandidat të përbashkët!
Ishte teatër me fund të ditur! Fatkeqësisht opozita mori kosto të panevojshme!