Paris Saint-Germain pati 224.3 milionë euro humbje sezonin e kaluar, pas 124.2 milionëve që kishte marrë i mëparshmi, i cili në Francë përfundoi në mars 2020 me shpërthimin e pandemisë Covid-19.

Këto shifra shfaqen në raportin e publikuar këtë të enjte nga Drejtoria Kombëtare e Kontrollit dhe Menaxhimit (DNCG), një organ mbikëqyrës i Ligës Profesionale të Futbollit (LFP)

Ky organ nxjerr në pah rënien ekonomike që kanë kaluar pothuajse të gjitha klubet franceze, dhe në veçanti, PSG.

Skuadra kryeqytetase përfaqësoi 35% të humbjeve në të gjithë ligën elitare të futbollit në sezonin 2020-2021, i cili e mbylli me 646 milionë euro borxhe.