Mediat ukrainase kanë raportuar se një tjetër anije luftarake ruse është sulmuar këtë të premte në Detin e Zi, pas fundosjes së anijes “Moskva”.
Sipas lajmeve që ende nuk janë konfirmuar nga mediat ndërkombëtare, anija është përfshirë nga flakë të mëdha.
Ndërkohë, në Twitter po qarkullojnë lajme se sulmi ka ndodhur ndaj fregatës Admiral Grigorovich, e cila është në flakë pranë ishullin Zmiiny. Ndërkohë, një operacion i madh shpëtimi është duke u kryer.