Kjo fundjavë vjen ndryshe për qytetarët dhe turistët e huaj që po vizitojnë vendin tonë, Dibra është destinacioni që i mirëpret me festën 3-ditore që bashkia organizon me rastin e hapjes së sezonit turistik.

Kryeministri Edi Rama i ka bërë ftesë të gjithëve që t’i bashkohen festës së madhe në Dibër për të shijuar kulinarinë, muzikën dhe turet turistike.

Kryeministri Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale nga ky organizim ku ndërthuren në mënyrë perfekte natyra, argëtimi dhe muzika.

“Mirëmëngjes dhe me ftesën që të bëheni pjesë e festës së madhe në Dibër sot, nesër e pasnesër, për të prekur nga afër natyrën e bukur, bashkë me mikpritjen, kuzhinën, këngën e vallen dibrane, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Nën kujdesin e veçantë të kryetarit Rahim Spahiu, Dibra çel sezonin turistik, si asnjëherë më parë, me tri ditë festive të mbushura me aktivitete nga më të larmishmet.

Të pranishëm në aktivitet do të Këngëtarë të mirënjohur si “Elita 5, Vera Laci, Lirie Rasha, Lorenc Hasrama, Ingrit Jushi si dhe Ansambli Artistik, “Hazis Ndreu”.

Gjithashtu do të ketë aktivitete kulturore-artistik, ekspozita të ndryshme, histori, dokumentarë, traditë, kulinari tipike dibrane, rafting etj.