49 familjet e Zall-Herrit, të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, do të marrin në pronësi shtëpitë e reja, në një lagje të ndërtuar posaçërisht për ta, me infrastrukturë dhe shërbime model, në tokë që është në pronësi të Bashkisë së Tiranës.

Kryeministri Edi Rama publikoi foto të kantierit të punimeve të shtëpive të reja që po rindërtohen për banorët e prekur nga tërmeti.

“Zall-Herr, edhe pak punë na ndan nga përfundimi i lagjes së vogël prej 49 shtëpish për familjet e prekura nga tërmeti”, deklaroi Rama.

Përpos strehimit të sigurt dhe me standarde bashkëkohore për banorët e zonës, investimi parashikon rehabilitimin e plotë të zonës, duke përfshirë infrastrukturën nëntokësore, ashtu edhe atë sipërfaqësore me rrugë, trotuare, ndriçim, etj.