Kryeministri Edi Rama, ka vlerësuar Gjeneral, Tod Daniel Wolters për kontributin dhe bashkëpunimin me forcat Armatosura Shqiptare, si dhe për mbështetjen e rolit të Shqipërisë në ruajtjen e paqes e sigurisë rajonale i dorëzojmë medaljen “Ylli i Madh i Mirënjohjes Publike”.
Gjenerali Wolters jo vetëm ka qenë mbështetës por edhe i prirur të tregojë me vepra që e ka përzemër këtë marrëdhënie dhe fjala për zemër është diçka që e vlerësoj shumë. ishte gjenerali Wolters që përkrahu dhe mbështeti që nga dita e parë që Shqipëria të kishte selinë e forcave të Operacioneve Speciale të Komandos në Europë. Fakti që kam pasur mundësi të flas me gjeneralin më ka bërë të ndihem i inkurajuar kur tha se mund të jeni vend i vogël me ushtri të vogël, por mund të gjeni vendin tuaj gjithsesi. Kjo është ajo që më bëri të ulem dhe të mendojmë më thellë se si të arrijmë deri aty dhe çka është me rëndësi të kemi disa miq të mirë. jemi besimplotë se sot mund të gjejmë vendin tonë për të qenë vlerë e shtuar në këtë aleancë. Fjala që më kanë përgatitur është me Rusi, Ukrainë , por besoj që nuk do fjalë për t’u thënë se jemi radhitur në anën e duhur të historisë për të qenë krah aleancës kurdo kur është nevoja. Jemi gati të marrim pjesë në faj , kur askush nuk ka e vë fajin, është nder për mua ti paraqes gjeneralit , në emër të të gjitha Forcave të Armatosura shqiptare Yllin e madh të mirënjohjes. I privilegjuar t’ju jap Yllin e Heroit tonë Kombëtar dhe që ka brenda Shqiponjën tonë si shprehje e mirënjohjes ndaj jush dhe gjithçka që ju përfaqësoni”, u shpreh kryeministri Rama.
Në fjalën e tij gjenerali, Tod Daniel Wolters falënderoi kryeministrin Rama për vlerësimin.
“Kurrë nuk ka qenë kaq i mallëngjyer dhe dua ta nis duke folur për kombin tuaj se si rritet ditë pas ditë. Për shumicën prej nesh në karrierën tonë në kërkojmë frymëzim dhe zakonisht frymëzohemi nga qenie njerëzore unike. Ju kryeministër jeni mishërimi më i madh i kësaj udhëheqjeje, ju mund të hyni në një sallë drejtuesish të lartë të NATO-s dhe brenda sekondash secili prej tyre kupton se ka një qenie njerëzore unike dhe trajton të gjitha qeniet e tjera me respekt. Duke trajtuar shqiptarët me respekt, kjo është frymëzuese. Keni futur çështjen njerëzore, pa udhëheqjen njerëzore mjetet më të mira do të dështonin, pres që ju edhe unë të bëhemi së paku 100 vjet që ne ta kremtojmë këtë marrëdhënie”, tha ai.