Diskutimet midis kryeministrit Rama dhe deeputetëve të opozitës kanë zgjatur deri në mbyllje të seancës plenare të mbajtur ditën e sotme.
Gjatë fjalës së tij Rama është ndërprerë edhe nga Bujar Leskaj të cilit nuk ia ka kursyer replikat.
Ndërhyn Leskaj nga vendi…
Rama: Ulu se nuk po pi raki me kërrmë. Sa për ata që dalin me yll të kuq, ata të shqetësojnë,? Ti e ke pasur në mes të oborrit të partisë tënde kokrrën e Bolshevikut. Ju jeni viktimë të ideologjisë së Enver Hoxhës.
Enver Hoxha nuk mund ta merrte hakun, me ata, përveçse duke i lënë në atë derexhe. Sot që është një moment kyç për PD, duket qartë se pafuqia juaj është rezultat i asaj që thoni se jeni kundër. Ju jeni e njëjta gjë, fiks njësoj siç do ju donte hasmi kur thotë Gjergj Fishta, njësoj nëse hasmi është Enver Hoxha. Ju merreni me të vdekurin. Mbylleni gojën, mos flisni fare për ata!
Mos krruaj sqetullat kur flet në Parlament!