Kryeministri Edi Rama përcolli mëngjesin e sotëm ftesën ndaj qytetarëve për t’iu bashkuar Javës së Europës.

“Me ftesën për t’iu bashkuar Javës së Europës 2022, në një udhëtim plot ngjyra e tinguj të bukur, i cili nisi me Shkodrën, vijon me Vlorën e ndalet në Tiranë më 9 maj, ju uroj një ditë të bukur”, u shpreh Rama. Aktivitetet nisën më 3 Maj në Shkodër tek Pedonalja, vijojnë më 5 Maj në Vlorë tek Lungomare, më 9 Maj në Tiranë tek Pedonalja.

“Të takohemi për të festuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe vlerat e përbashkëta Evropiane”, theksoi Margariti, e cila nënvizoi se në këto evente janë përgatitur edhe disa aktivitete simpatikë për fëmijët. Aktivitetet janë konceptuar si takime për të festuar trashëgiminë tonë të pasur kulturore dhe vlerat e përbashkëta Evropiane.