Partia Socialiste nisi nga Tirana këtë hënë procesin e zgjedhjeve për kryetarët e degëve të kësaj force politike në të gjithë territorin e vendit.

Në fjalën e tij kryeministri Rama deklaroi se zgjedhjet janë më se të nevojshme për të sjellë në drejtimin lokal të partisë figura të cilat do ta lidhin akoma më shumë këtë forcë politike me komunitetin.

Ai shtoi gjithashtu se zgjedhjet lokale janë shumë afër dhe Partiaa Socialiste duhet të nisë punën për t’i fituar ato.

“Gjithë lidershipin e kanë marrë kryetarët e bashkive. Duke qenë jeta e lidhur dhe me interesat dhe duke patur kryetaët e bashkisë mundësinë që të ndikojnë përmes autoritetit dhe për t’i ardhur pas avazit njërit apo tjetrit, ata që mund të jenë të apasionuar për ta marrë rolin e drejtuesit të partisë nuk e marrin. Ne e kemi të domosdoshmë që ta bëjmë këtë gjë. Vitin e ardshëm ne kemi zgjedhjet, koha kalon shumë shpejt.

U bë më shumë e zakonshme që ne të kemi mbi kokë gjëra të jashtëzakonshme dhe ne duhet të përballemi. Pandemia, tërmeti, tani lufta e cila nuk dihet çfarë kthese mund të marrë, por ndërkohë zgjedhjet janë aty dhe ne duhet t’i bëjmë duhet t’i fitojmë.

Ne duhet të fitojmë që të ripërsërim gjërat e duhura që kemi bërë deri tani, por të vijojmë të përmirësohemi dhe të korrigjojmë gjërat që nuk shkojnë.