Kryeministri Edi Rama përcolli sot pamje nga puna që po kryhet në Pukë për përgatitjen e sezonit turistik.
“Mirëmëngjes dhe nga Puka që tanimë e ka pjesë të punës së vitit përgatitjen për sezonin turistik, ju uroj një të diel të qetë”, u shpreh Rama.
Puka e ndodhur në qendër të Shqipërisë veriore ofron një mjedis ku ndërthuren malet me luginat e thella, lëndina e livadhe që ndërpriten nga lumenj e përrenj të shumtë, kroje me ujë të kulluar ushqyer nga dëbora e shumtë që shpesh zbardh deri në verë. Ky mozaik i mjedisit natyror e njerëzor të Pukës përbën një ofertë turistike të veçantë për shëtitje, ski, alpinizëm
Transformimi i Pukës nuk ka zgjuar vetëm interesin e turistëve, por edhe të të rinjve që tashmë janë kthyer për të punuar dhe investuar në vendlindjen e tyre, e cila sot ofron një perspektivë më të mirë jetese, të lidhur me sektorin e ofrimit të shërbimeve apo prodhimit.