Kryeministri Edi Rama ka kërkuar sërish që drejtësia të hetojë Sali Berishën, i shpallur ‘non grata’. Kreu i qeverisë nuk la pa sulmuar edhe opozitën, ku tha se njeri kundërshtar është i vdekur dhe tjetri është i gjallë në gjumë.

‘Reforma në Drejtësi është mbështetur nga populli shqiptar. Këtu nuk është çështje e një luftë politike, politikisht nëse do e shihja në mënyrë cinike, as me dorë nuk e vizatoja dot, kundërshtarin njërin, tjetrin, tjetrin. Janë të gjithë si të vizatuar me dorë nga dora e dikujt që më do më shumë mua seç dua unë veten time. Ai është një kundërshtar i vdekur, ose një tjetër që është gjallë se fle gjumë. Nuk jemi këtu për këtë por akuza është aq e fortë dhe aq e drejtëpërdrejtë sa nuk ka ku të shkojë. Nuk mund të vihet në punë as besimi dhe as serioziteti i SHBA. Se u bë një vit që njerëzit dëgjojnë se kjo na qenka një konspiracion ku është përfshirë edhe DASH dhe as nuk mund të vihet në pikpyetje serioziteti i drejtësisë së re. Drejtësia duhet ta thotë nëse ka çështje penale. Se morale e politike këto janë të qarta e të zgjidhura.’- tha Rama.