Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në hagë, për vizitë tek Presidenti Hashim Thaçi. Rama ka publikuar një video në “Facebook”, ku shihet teksa hyn në ndërtesën ku ndodhet Thaçi në Hagë.
Ish-Presidenti i Kosovës Hasim Thaçi ndodhet në burgun e Hagës dhe sipas aktakuzës fillestare akuzohet për krime lufte së bashku me Kadri Veselin ish-kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, ish-anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së Rexhep Selimi dhe ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi.