Sot është Dita e Ndërkombëtare e Muzeve. Në kuadër të kësaj dite, kryeministri Edi Rama ka njoftuar se hyrja në të gjithë muzetë dhe parqet arkeologjike është falas.
“Sot, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve, hyrja në të gjithë Muzetë dhe Parqet Arkeologjike është falas”, shkruan Rama.
Kreu i qeverisë ka publikuar edhe një video nga projekti i muzeut hebraik në Vlorë. Kryeministri thotë se institucioni më i ri i kujtesës do të bashkojë histori kombesh, mbijetesën dhe besën.