Kryeministri Edi Rama publikoi sot momente nga puna në zbatim të Planit Kombëtar të Pastrimit në disa qytete të vendit.
Rama falënderoi të gjithë ata që janë angazhuar në Planin Kombëtar të Pastrimit
“Faleminderit atyre që po i bashkohen çdo ditë pastrimit kombëtar për të vepruar bashkë sa s’është vonë kundër ndotjes mjedisore në respekt ndaj shëndetit, fëmijëve, familjes dhe shtëpisë tonë Shqipëri”, tha Rama.
Kryeministri ndau momente nga pastrimi në Elbasan, Pukë, Bulqizë, Memaliaj, Burrel, Selenicë, Patos, Mat, Tepelenë, Rrogozhinë, Skrapar dhe Dibër.
Plani Kombëtar i Pastrimit rrënjësor të Shqipërisë nisi më 7 nëntor 2021 në Vlorë dhe ka përfshirë të gjithë territorin.